Kirurgët e Kosovës binjakëzohen me ata amerikanë

Rifat Latifi

Kryetari i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Prof. Dr. Rifat Latifi, gjatë javës së kaluar ka marrë pjesë si mysafir special në takimin vjetor të kolegjit amerikan të kirurgëve, dega e Dakotave, në Fargo, Dakota e Veriut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë takim u bë edhe binjakëzimi i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës dhe degës së Kolegjit të Kirurgëve të Amerikës nga Dakota e Veriut (KKA-ND), transmeton Klan Kosova.

Sipas KKK-së, ky binjakëzim mes dy institucioneve shëndetësore konsiderohet e arritur shumë e rëndësishme, sepse do të ndikojë drejtpërdrejt në avancimin dhe zhvillimin e kirurgjisë kosovare.

Binjakëzimin mes dy institucioneve, Latifi e vlerësoi si hap shumë të suksesshëm, pasi që Kolegji i Kirurgëve të Kosovës ka për synim të transformojë kirurgjinë kosovare drejt standardeve ndërkombëtare.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

klankosova.tv