Në vazhdën e kontrolleve, ekipet e KEDS-it kanë realizuar përgjatë javës 2742 kontrolle te konsumatorët për të cilët dyshohej se po e keqpërdornin energjinë elektrike.
Sipas KEDS, prej tyre afër 200 u vërtetua se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike, njofton Klan Kosova.
“Keqpërdorimi i energjisë elektrike është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Rastet e tilla, ekipet e KEDS-it do t’i parashtrojnë për procedura të mëtutjeshme gjyqësore”.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
klankosova.tv