Itali: Kapen gjashtë kilogramë kokainë, arrestohet shqiptari

Kokaina Itali Novara Shqiptari

Një shqiptar është arrestuar nga policia në Novara të Italisë.

Ai kishte qenë duke e vozitur një kamion me targa italiane, teksa u ndalua nga policët për kontroll.

Në pjesën e pasme të kamionit janë gjetur gjashtë kilogramë kokainë të paketuar dhe 3 mijë euro cash.

Shqiptari ishte i shoqëruar nga një koleg i tij, i nacionalitetit rumun.

Mediat italiane raportojnë se gjatë kontrollit rutinor, policët vunë re nervozisëm tek ai.

E kjo bëri që ata të ushtrojnë kontroll të detajuar, përcjell Klankosova.tv

Shqiptari dhe rumuni, ndodhen në paraburgim në Novara, duke pritur masën e sigurisë nga drejtësia italiane./Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.