Holandë: Me patentë-shofer fals, arrestohet “Boris Johnsoni” ukrainas

Boris Johnson

Një 35 vjeçar ukrainas është arrestuar në Holandë.

Ai është kapur i dehur pasi i kishte rënë me veturë shtyllë së dritave.

Por, ajo se çka gjeti policia ishte krejtësisht e pazakonshme.

Gjatë kontrollit, organet e rendit gjetën një patentë-shofer fals, i cili ishte në emrin e ish-kryeministrit britanik, Boris Johnson.

Siç raportojnë mediat ngjarja ndodhi në qytetin e Groningenit, përcjell Klankosova.tv

Patenta kishte edhe datën e saktë të lindjes së ish-kryeministrit e po ashtu edhe foton e tij.

Dokumenti supozohet se ishte lëshuar në vitin 2019-të dhe skadonte në vitin 3000.

Ukrainasi kishte refuzuar ta tregonte identitetin dhe tij.

35-vjeçari gjithashtu kishte refuzuar që ta bënte testin e alkoolit/Klankosova.tv

Arrestohet 35-vjeçari ukrainas, kapen me patentë-shofer fals

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.