Është bërë traditë që për 1 maj, shumë kosovarë ta kalojnë kohën e lirë në natyrë.
Por, një person në Neredime të Ferizajt ia ka parë sherrin skarës.
Si pasojë e flakëve ai ka mbetur pa vetëdije, derisa ishte në piknik.
Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt Kanun Veseli.
Veseli tha se viktima ka pësuar djegie në gjoks dhe në krahun e djathtë.
“Dy dëshmitarë K-shqiptar ia kanë shuar zjarrin nga trupi me ujë dhe të njëjtin e kishin dërguar me veturë në emergjencë në Ferizaj, e më pas është dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm”, tha Veseli.
Ai theksoi se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar.
“Rasti është nën hetime”, theksoi ai./Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.