Protestojnë sindikalistët: Privatët kërkojnë rritje të pagës minimale (VIDEO)

Protestat

Përfaqësojnë grupe të ndryshme, por që kanë një hall të ngjashëm.

Këta punëtorë teknik të sektorit privat dolën të hënën në sheshin Zahir Pjaziti në Prishtinë, për të ritheksuar kërkesat e tyre ndaj qeverisë e kompanive, bash kur po shënohet Dita e Punëtorëve.

Protestën, këta thonë se e kanë të vetmen zgjidhje edhe këtë 1 maj. Më pas nisi marshimi gjatë sheshit, e nevoja për plotësimin e kërkesave siç thonë është e madhe.

Kur arrijnë te qeveria, kërkesa për miratimin e pagës minimale si më e ulëta në rajon, u kërkua edhe përmes zërimit. Njëfarë ultimatumi, ekzekutivit iu dërgua nga higjenistët e Gjakovës që thanë se nëse nuk merren parasysh do të largohen nga vendi.

Pas rreth një ore, protesta që po monitorohej edhe nga policia, u mbyll paqësisht.