Një ditë para takimit në Bruksel, Chollet flet me Kurtin, Asociacionin dhe partneritetin e fortë SHBA-Kosovë

Një ditë para takimit në Bruksel, Chollet flet me Kurtin, Asociacionin dhe partneritetin e fortë SHBA-Kosovë

Këshilltari i Lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në lidhje për takimin e nesërm në Bruksel.

Chollet theksoi se temë ishte edhe themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe partneriteti i fortë mes SHBA-së dhe Kosovës, raporton Klankosova.tv.

“Bisedë shumë e mirë me kryeministrin Albin Kurtin për takimin e liderëve të 2 majit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes Dialogut të Lehtësuar nga BE-ja, rëndësinë e zbatimit të menjëhershëm të Asociacionit për Komunat me shumicë Serbe dhe partneritetin e fortë SHBA-Kosovë”.