Nikoqiri i MasterChef Australia vdiq papritur në moshën 46-vjeçare

Jock Zonfrillo

Kuzhinieri fitues i shumë çmimeve dhe pritësi i MasterChef Australia, Jock Zonfrillo, ka vdekur papritur, në moshën 46-vjeçare.

Skocezi ka punuar me kuzhinierë me famë botërore në restorante të njohura në mbarë botën përpara se të hapte të tijën në Adelaide në vitin 2013.

Vdekja e tij u konfirmua nga Network 10, në ditën kur do të transmetohej premiera e sezonit 2023 të MasterChef.MasterCheg

Zonfrillo ka lënë pas gruan dhe katër fëmijët e tij, të cilët në një deklaratë thanë se zemrat e tyre ishin “të copëtuara”.

“Kaq shumë fjalë mund ta përshkruajnë atë, aq shumë histori mund të tregohen, por në këtë kohë ne jemi shumë të stërmbushur për t’i thënë ato me fjalë”, tha Network 10.

Network 10 gjithashtu nderoi yllin, duke thënë se ai kishte frymëzuar një komb kuzhinierësh.

“Karizma e Jock, sensi i humorit, bujaria, pasioni dhe dashuria për ushqimin dhe familjen e tij nuk mund të maten. Ai do t’na mungojë shumë”.

MasterChef nuk do të transmetohet këtë javë siç ishte planifikuar, tha ai.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.