Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka treguar se me këshilltarin e lartë amerikan Derek Chollet, ka biseduar në lidhje për agjendën e nesërme të takimit në Bruksel.
Kurti potencoi se gjatë bisedës me të ka thënë se marrëveshja bazë dhe aneksi i saj duhet të zbatohet në tërësi dhe në mirëbesim, raporton Klankosova.tv.
“Pata një telefonatë të mirë me këshilltarin e lartë amerikan Derek Chollet sot, ku diskutuam për agjendën e takimit të nesërm. Theksova rëndësinë që marrëveshja bazë dhe aneksi i saj duhet të zbatohen në tërësi dhe në mirëbesim. E falënderova gjithashtu për mbështetjen e SHBA-së”, ka shkruar Kurti.