Gashi: Mbi 65% e shërbyesve civilë janë dëmtuar me ligjin e pagave

Gashi: Mbi 65% e shërbyesve civilë janë dëmtuar me ligjin e pagave

Kryetar i Këshillit Drejtues të Bashkësisë së Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Ali Gashi, ka bërë të ditur që mbi 65 për qind e punëtorëve janë ndarë të pakënaqur me Ligjin e Pagave.

“Ne si rezultat i grevës që erdhi si rezultat I të gjitha padrjetësive, gjendjes së rënduar ekonomike, gjendjes së papërmirësuar të pozitës së punëtorëve ndodhi që të kemi grevë”, ka thënë Gashi në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Si kërkesë parciale që ishte te greva ishte hartimi dhe miratimi i Ligjit të Pagave dhe unë sot e them rrjedhimisht se pse është miratuar Ligji i Pagave. Tani që kemi filluar me zbatimin me saj ka jashtëzakonisht shumë telashe”.

“Unë po e them vetëm një infoirmatë që shumica absolute e shërbyesve civilë, pothuajse mbi 65 për qind e shërbyesve civilë janë klasifikuar në profesional 3 e që i bie paga të jetë 400 euro. Ky ligj gjatë zbatimit është vërejtur që është, ashtu siç kemi thënë ne sindikatat, i patrajtuar njëjtë, joprofesional, prandaj kemi thënë që mungesa e ekspertëve të sindikatave, të gjitha federatave sindikale në komisione gjatë hartimit të këtij ligji ka derivuar që ta kemi një ligj i cili tani gjatë zbatimit ka shumë turbulenca dhe rrjedgimisht së fundmi vetëm do t’i nënshtrohet ligjshmërië në Gjykatën Kushtetuese, e që ne jemi të bindur që të gjeturat tona do të kihen parasysh”.