Kontrata për riparimin e kaldajës së A5 ishte ndërprerë para një muaji, asnjë cent nuk është paguar

Kontrata për riparimin e kaldajës së A5 ishte ndërprerë para një muaji, asnjë cent nuk është paguar

Korporata Energjetike e Kosovës, përmes një komunikate për publikun, ka reaguar ndaj  raportimev të cilat i referohen kontratës për riparimin e kaldajës në njësinë A5 të termocentralit Kosova A, të cilat sipas KEK-ut, nuk janë të vërteta.

Në sqarimin e KEK-ut thuhet se kontrata për “Riparimin emergjent të kaldajës në Bllokun A5”, është nënshkruar ne fund të muajit janar të këtij viti, por që e njëjta është ndërprere më dt. 20.03. 2023 pasi që operatori ekonomik ka dështuar t’i plotësojë kushtet kontraktuale sipas kontratës se nënshkruar (dorëzimin e garancionit financiar për ekzekutimin e punëve).

“Prandaj është më rendësi të theksohet se KEK nuk ka pasur asnjë shpenzim financiar meqë asnjë pagese nuk është realizuar në favor të operatorit”, thuhet në reagim.

Korporata Energjetike e Kosovës thotë se është e hapur të ofrojë informata rreth statusit të kësaj kontrate dhe ecurisë se përgjithshme rreth riparimeve të njësisë A5.

“Prandaj për të shmangur mundësinë e dezinformimit te opinionit gjate raportimeve, KEK-u sugjeron te gjitha mediat dhe palët e interesuara që të kërkojnë informata/sqarime zyrtare”, thuhet në reagim.