Haradinaj kujton Ilaz Kodrën dhe bashkëluftëtarët e tij: Lufta e tyre ktheu rrjedhën e historisë në favor të lirisë së Kosovës

Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar heroin, Ilaz Kodra në 24-vjetorin e rënies.

Haradinaj ka thënë se lufta e Ilaz Kodrës me bashkëluftëtarë e kthehu rrjedhën e historisë në favor të lirisë së Kosovës.

“Sot përkujtojmë 24 vjetorin e sakrificës heroike të komandantit Ilaz Kodra dhe njëzetenëntë bashkëluftëtarëve të tij. Më 30 prill 1999, ata luftuan trimërisht kundër disa brigadave të ushtrisë pushtuese jugosllave, duke e kthyer rrjedhën e historisë në favor të lirisë së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shtuar se kujtimi për të rënët qoftë burim i pashtershëm i forcës së shpirtit shqiptar dhe frymëzim në rrugën tonë për paqen.

“Derisa kujtojmë trashëgiminë e komandantit Ilaz Kodra dhe Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci”, vlerësojmë lart sakrificën e tyre në mbrojtje të popullatës së paarmatosur. Qëndresa e tyre mishëron vetë thelbin e qëndresës shqiptare – të fortë përballë vështirësive dhe duke luftuar për lirinë e Atdheut tonë të shtrenjtë. Le të jetë kujtimi i tyre një burim i pashtershëm i forcës së shpirtit shqiptar dhe frymëzim në rrugën tonë për paqen, bashkimin dhe përparimin”, është shprehur Haradinaj.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.