​Një i vdekur dhe 21 raste të reja me COVID-19

 ​Një i vdekur dhe 21 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se në 24 orët e fundit janë 21 raste pozitive me COVID-19, nga 2114 testime.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 111 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.454.

Advertisement

Në total numri i rasteve aktive është 832.

Po ashtu, është njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 2.753 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 86.489 doza të vaksinës.

Advertisement

Të ngjashme